Lajme

DVP Fier, Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër, DETAJE

DVP Fier Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër. Fier/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e n arkotikëve.

Tentoi të kultivonte fidanë narkotikë, vihet në pranga një shtetas. Gjatë kontrollit të banesës, 43-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë n arkotike c annabis sativa.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të b imëve n arkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 43 vjeç, banues në Baltëz, Fier, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike dhe fidanë kanabis.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Forca e Posacme “Shqiponja” u bë kapja e shtetasit B. A., 34 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnjë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë ndalimin e 34-vjeçarit pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me b urg” për veprën penale “D hunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Ngreçan, Mallakastër, pasi ka ushtruar d hunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 37 vjeç, banues në Divjakë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të d ehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. S., 39 vjeç, banues në Savër, Lushnjë, pasi në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij, shtetasin G. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Një 39-vjeçar në Lushnje është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me thikë vëllain e tij. Njoftohet se 39-vjeçari e ka plagosur të vëllain pas një konflikti për motive të dobëta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: