Lajme

Dy aksidente në Librazhd, 3 të plagosur

3 persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndodhura brenda pasditen e sotme në Librazhd.

Aksidenti i parë është shënuar rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Dragostunjë.

Automjeti që drejtohej nga shtetasi L. G., 30 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi G. C., 18 vjeç. Nga përplasja, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, rreth orës 20:15, në fshatin Kotodesh, Librazhd, motomjeti që drejtohet nga shtetasi I. B., 54 vjeç, është përplasur me një kafshë pune. Si pasojë, është dëmtuar 54-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Grupe hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të këtyre aksidenteve, njoftoi policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close