Categories Lajme

Dy aksidente, një në rrugën Shkodër-Han i Hotit, dhe një në Lin të Pogradecit, 2 persona të plagosur

Dy aksidente të rënda janë raportuar të kenë ndodhur brenda pak minutash. Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën Shkodër-Han i Hotit, ku janë përplasur dy makina dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por veç dëme materiale. Aksidenti tjetër ka ndodhur në Lin të Pogradecit, ku sërish janë përplasur dy makina dhe janë 2 persona të plagosur, të cilët po dërgohen për në spital.

Në aksidentin e ndodhur në aksin Shkodër-Hani i Hotit, shkak ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i i njërit prej mjeteve, pasi ka pësuar luhatje tensioni teksa ngiste mjetin.

Si pasojë ka devijuar në rrugë, duke u përplasur me një mjet tip ‘Benz’. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ndërkaq, në aksidentin e ndodhur në Lin të Pogradecit, janë 2 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital. Dëmet materiale janë të shumta. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush është fajtori i aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME