Lajme

“Dy emra të mëdhenj mungojnë në këtë sallë” / Rama kujton Rugovën dhe Thaçin: Misioni vazhdon…

ryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së përbashkët mes dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka harruar të përmendë Hashim Thaçin.

Rama risolli në vëmendje LDK-në dhe UÇK-në e më pas dy emra të lidhur me to Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin.

“Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK.

Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close