Covid-19Lajme

Dy humbje jete dhe 67 raste të reja në 24 orët e fundit

Vijon të jetë i ulët numri i viktimave dhe të infektuarve me Covid në vend gjatë ditëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se dy pacientë nga Tirana të moshave 52-78 vjeç e kanë humbur betejën me virusin.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 67 raste të reja me koronavirus nga 2728 testime të kryera për të dyshuar si të prekur. Në orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Përditësimi i plotë: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2728 testime, 891 të shëruar, 67 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,728 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 67 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 né Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 52-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: