Categories Lajme

Dy ish-partnerët e denoncuan për trafikim, reagon 35 vjeçarja: I urrej ishat e mi, do ribashkohem me fëmijët (Video)

Alfred Karaj dhe Gentjan Shala të dy nga Fushë-Kruja kërkuan të dinin vendndodhjen e gruas, që u largua dy muaj më parë nga banesa e burrin të dytë, ndërsa mori me vete të bijën 8-muajshe, si dhe vajzën e madhe nga martesa e parë.

Ajo u largua nga banesa e Gantjan Shalës, më 12 maj të këtij viti, të njëjtën gjë që kishte bërë edhe me bashkëshortin e parë Alfred Karajn duke braktisur edhe tre nga pesë fëmijët e saj. Pas denoncimit bërë nga dy ish-partnerët në emision, policia e Fushë Krujës shoqëron në komisariat Shqipe Shalën për ta marrë në pyetje. Më pas ajo është lënë e lirë, ndërsa ka patur edhe një debat në ambjentet e jashtme të komisariatit me bashkëshortin e dytë Gentjanin.

Gjatë një lidhje telefonike në emisionin ’Pa Gjurmë’, ajo sqaron të gjithë situatën, që kishte ndodhur, ndërsa hodhi poshtë akuzat për prostitucion. 35-vjeçarja sqaron arsyet e largimit nga banesa për herë të dytë dhe pse u detyrua t’i braktiste tre fëmijët nga martesa e parë. Ajo kishte ndjekur emisionin dhe dëgjuar çdo akuza në studio në përballjen mes dy burrave, ndërsa vendosi të reagonte.

Për Alfredin e di që nuk është ne terezi nga mendt e kokës, por për Gentjanin më vjen keq. Në fillim s’më treguan gjë në polici. Për Gentjanin më vjen keq, sepse unë u largova sepse ai më kishte tradhëtuar, i gjeta një foto me një vajzë në celularin e tij. Ia dërgova foton njerëzve të afërt. Ai thotë për mua se jam prostitutë, se ka vjedh paratë, por asgjë nuk është e vërtetë.

Alfredi i ka mbajtur me zor fëmijët, sepse unë nuk dua t’i lë fëmijët ashtu. Xhuljeta është me mua edhe e vogla, i kam unë të dyja. Akuza për prostitucion nuk është e vërtetë, betohem për vajzën që kam në krahë. Mua Gentjani më la shtatzënë kur ishte në burg, unë e rrita vajzën, vetë nënë vetë baba. Edhe kur doli rrinte rrugëve deri natën vonë. Me të vërtetë kam vuajtur, por prostitutë nuk jam, nuk kam nxjerr vajzat në rrugë.

Me një mllef ndaj të dy burrave, që i kanë shkatërruar jetën, Shqipe Shala u shpreh se nga ky moment ka marr vendimin për t’u bashkuar me 5 fëmijët e saj, duke i mbajtur larg baballarët që e ndan prej tyre.

Nuk më interesojnë burrat, se i kam parë si janë, si i pari, si i dyti. Një nënë nuk e nxjerr vajzën në rrugë. Ato që ka thënë Alfredi nuk janë të vërteta, as ato që ka thënë Gentiani. Janë bashkur të dy dhe duan të më nxjerrin keq. Gentiani më ka thënë se do më marrë vajzën dhe do ma çoj në jetimore.

Jam pyetur edhe ne polici për akuzat e ngritura ndaj meje. Tek Gentiani nuk kthehem më, sepse ai vetëm shpik për mua. Alfredi sot mi nxorri në telefon fëmijët, unë do luftoj për vajzat që t’i marr, se djali e ka mbushur moshën. Gabimet do më djegin, kur unë nuk dita të zgjedh. Unë punoja në fabrikë këpucësh dhe në burg e kam mbajt unë Gentianin. Shqiptarët nuk kanë pse me gjykojnë, jam shumë e vuajtur.

Arsyeja e jetës time tani e mbrapa do jenë vetëm fëmijët e mi. Fëmijët do i mbaj me ndershmëri.

Shqipe Shala u bë ’molla e sherrit’, për ish-bashkëshortët, të cilët patën një përballje të pazakontë live në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV në puntatën e datës 28 qershor. 35-vjecarja është nëna e pesë fëmijëve, katër nga martesa e parë dhe një fëmijë nga martesa e dytë.

I pari që hyri në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, ishte Gentjan Shala, me të cilin Shqipja bashkëjetoi 4 vite, pasi u nda me Alfred Karajn. Ky i fundit kërkoi të përballej live me Gentjanin, i cili pasi mësoi këtë fakt tentoi të lë studion televizive.

Me negocimin e moderatores në studio Odeta Dume, ai nuk u largua, por pati këtë përballje të pazakontë me ish-bashkëshortin e gruas. Me largimin e gruas nga banesa, dy burrat e akuzuan se 35-vjeçaren për kërcënim, duke i kërkuar të kthejë vajzat dhe të vazhdojë jetën e saj.

https://youtu.be/NYhQahfxBjI

https://youtu.be/bx3vCGArITU

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME