
Dy makina u përfshinë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e plazhit të vjetër, ku një makinë tip Benz AA 369 PI është përplasur me një mjet tjetër tip Daëood me targa AA 629 GS.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur një djalë dhe një vajzë, të cilët kanë marrë plagë në fytyrë dhe kokë.
Ata janë transportuar drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga aksidenti ka dëme të mëdha edhe në mjete, ku makina tip Dawood ka dalë nga rruga duke përfunduar në trotuar.