Categories Lajme

Dy mijë euro për në Itali, emigrantët që përjetuan tmerr në brigjet shqiptare: Si na kontaktuan trafikantët në Tiranë…

Nga dy mijë euro për person, që të dilnin të sigurt në brigjet italiane, iu paguan trafikantëve emigrantët klandestinë irakenë, iranianë e nga Kurdistani, të cilët u shpëtuan nga mbytja të shtunën e javës së shkuar. Ata kishin ardhur në Shqipëri në rrugë tokësore, me synimin që të shkonim fillimisht në Itali, e më pas te të afërmit në perëndim. Klandestinët kanë rrëfyer ngjarjen për oficerët e policisë gjyqësore në Kavajë dhe kanë treguar se si u kontaktuan nga trafikantët, teksa kishin kohë që qëndronin në qendrën e pritjes në Tiranë. “Në qendrën e pritjes në Tiranë jemi kontaktuar me persona, të cilët na premtuan se kundrejt shumës prej 2 mijë euro për person do të na nisnin të sigurt në Itali. Kemi udhëtuar të gjithë së bashku natën. Na kanë sjellë nga Tirana në Spille të Kavajës. Aty na thanë se duhet të hipnim në një skaf, qe do të na çonte në Itali. Fati ynë i keq që pasi ishim nisur me skaf mjeti u ça dhe ne rrezikuam të gjithë të mbyteshim. Por skafisti lajmëroi autoritetet dhe ata erdhën e na shpëtuan”, kanë treguar ata.

Ndaj klandestinëve ka nisur hetimi për grup të strukturuar kriminal për trafikim të qenieve njerëzore. Ndërsa, skafisiti vlonjat i ndaluar nga policia, Roland Cenko, i cili pritet të dalë për masë sigurie si i vetmi i arrestuar deri tani nuk i ka ndihmuar hetuesit. Ai ka folur pak, duke thënë vetëm se thjesht i ka ndihmuar klandestinët për t’i nxjerrë në Itali. Policia ka faktuar se skafi u transportua me një mjet nga qyteti i Lushnjës në grykëderdhjen e Semanit dhe ka qenë një prej të kontraktuarve si i punësuar nga grupi i organizuar i nisjes së klandestinëve. 5 gra, 12 burra e 1 fëmijë u shpëtuan nga mbytja në një operacion të zhvilluar nga Guardia di Financa dhe Roja Bregdetare shqiptare në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pasi për shkak të një defekti skafisti dha alarmin 18 milje larg nga Kepi i Selitës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME