Lajme

DY POLICE 25-vjeçare dalin përdoruese DROGE në Elbasan

Dy punonjëse të Policisë së Shtetit në Elbasan kanë rezultuar përdoruese të d rogës sipas testit të kryer me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Gledis Nano. Dy efektivet janë të moshës 25-vjeçare, raporton “Abcnews”.

Testit të d rogës do t’i nënshtrohen të gjithë efektivët e policisë, ndërsa deri tani kanë rezultuar pozitivë në Tiranë dhe Shkodër. 11 efektivë në disa komisariate të Tiranës dhe 12 në Shkodër kanë rezultuar si përdorues të d rogës. Ndonëse disa prej tyre, kryesisht mbi 50-vjeç kanë kundërshtuar rezultatet e testit.

Në urdhrin për testin e d rogës përcaktohet se çdo efektiv do t’i nënshtrohej 2 analizave të gjakut dhe urinës me qëllim kryqëzimin e rezultateve për shmangien e ndonjë gabimi apo pasaktësie.

Kjo mënyrë e të kryerit të testin është pasi analiza e urinës vërteton praninë e substancave n arkotike për një periudhë 5 ditore, ndërsa e gjakut mund të identifikojë përdoruesit maksimumi deri në dy javë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: