Categories Lajme

Dy shqiptare çarmatosin një hajdut farmacie në Itali, rrëfimi si ndodhi ngjarja

Maria dhe Albana, dy shqiptare që banojnë në Itali, ranë pre e një grabitje në farmacinë Galluzo në Firence.

Një hajdut i armatosur priti disa minunta në radhë në një farmaci, i maskuar me kapuç dhe shall për të mbuluar fytyrën dhe kur i erdhi radha, i drejtoi armën farmacistes duke i kërkuar paratë.

Në këtë moment, dy shqiptaret që kujdeseshin për mirëmbajtjen dhe pastrimin, Maria dhe Albana, mikesha, gjetën forcën të vepronin instinktivisht dhe shmangën më të keqen, raporton CorrieroFieorentino.

Po pastroja raftet pranë hyrjes së farmacisë pashë nga larg që ai djali i kishte drejtuar armën doktoreshë Elisa-s, e pashë të rrëzohej nën banak, kisha frikë se mund të kishte vdekur. Më pas pashë që grabitësi e kishte vendosur armën në banak, nuk e mendova asnjë sekondë, instinktivisht shkova drejt tij duke u munduar të nxitoja por pa u dëgjuar, mora armën nga banaku dhe vrapova drejt tij. Kur dola nga farmacia me armë në dorë, ai më ndoqi”, tha Maria.

Mes Marias dhe grabitësit ndodhi një përleshje. Maria u rrëzua në tokë, hodhi armën, por mikesha e saj nuk e lë në baltë.

Albana vrapon të marrë armën dhe ikën së bashku me të. Grabitësi ndjek Albanën, ata kalojnë nëpër rrugët e Piazza del Galluzzo, më pas Albana hedh pistoletën në asfalt, grabitësi e merr atë dhe zhduket.

Pas kësaj, Maria dhe Albana janë rikthyer në punë në farmacinë Galluzzo. Maria është 39 vjeç, jeton në Italia që në moshën 19 vjeçare, është e martuar dhe ka 3 fëmijë. Albana ka dy fëmijë, prej 23 vitesh ndodhet në Itali. Të dyja kanë lindur në Shkodër, mbërritën shumë të reja në Itali për të qëndruar me bashkëshortët e tyre.

Veprimin në farmaci nuk e konsiderojnë gjest heroik, por instinkt mbrojtës ndaj njerëzve të rrezikuar.

“Veprimi ynë mund të duket si një gjest heroik, por në të vërtetë kemi vepruar me instinkt, një instinkt mbrojtës ndaj nesh dhe ndaj klientëve të tjerë të farmacisë, kishte shumë njerëz në atë moment, përfshirë një nënë me një fëmijë vetëm 2 vjeç”, thanë shqiptaret.

Ndonëse nuk i kanë harruar ende ato momente të forta, thonë se kanë fjetur të qeta.

Edhe Maria dhe Albana i drejtohen me një mesazh të qartë grabitësit: “Dëshirojmë t’i thonim të mos e bënte më një gjë të tillë, por gjithashtu t’i themi se nuk ia vlen të shkatërrosh jetën tënde për disa qindra euro. Të falim? Nuk mendoj se jemi gati ta falim atë”.

Në fund kishin një koment për të gjithë të huajt që paragjykohen.

“Ndonjëherë ka paragjykim për të huajt që kryejnë krime, këtë herë jemi të lumtur që kemi kontribuar në çarmatosjen e një krimineli që tingëllonte si fiorentin”, thanë 2 mikeshat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME