Lajme

Dy të mbytur brenda pak minutash në bregdetin e Borshit dhe në plazhin e Kavajës

Dy persona janë mbytur në harkun e pak minutave në bregdetin shqiptar. Në Kavajë raportohet se është mbytur një 66 vjeçar me inicialet V.N. Policia njofton se ai ka qenë duke notuar në plazhin e Kavajës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Një tjetër person raportohet se është mbytur në jug të vendit. 66 vjeçari me iniciale S.M ka ndërruar jetë në Borsh. Sipas policisë, rreth orës 17:33, dyshohet se ai ka pësuar infarkt ndërkohë që ka qenë në det dhe si pasojë është mbytur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close