Lajme

Dy të rinjtë grekë i rrëmbejnë foshnjen 8-mujashe nënës shqiptare dhe donin ta shisnin për 50 mijë euro

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Aegaleo të Greqisë, ku dy burra janë ndaluar teksa po tentonin të largoheshin me një foshnje 8-muajshe që dyshohet se ia kishin rrëmbyer nënës shqiptare.

Për fat të mirë, kanë qenë disa punonjës së bashkisë që kanë vënë re dy burrat teksa po qëndronin në diell dhe njëri prej tyre mbante foshnjen 8-muajshe nga këmbët dhe me kokë poshtë.

Skena e çuditshme ka tërhequr vëmendjen e punonjësve të bashkisë, të cilët i janë afruar menjëherë për t’i pyetur. Më pas në vendngjarje ka mbërrirur edhe policia duke kryer arrest.min e tyre.

Punonjësja greke e bashkisë ka kujtuar momentin shokues duke thënë: “Nuk kishte asnjë mendim tjetër veçse ta merrja foshnjen në krahë dhe ta mbroja, ta ushqeja, t’i jepja ujë, ta ndërroja”, tha policja bashkiake duke folur për Star, e cila së bashku me kolegen e saj arritën të parandalonin shitjen e fëmijës.

Megjithatë ngjarja është mbuluar nga misteri, kur në polici është thirrur për të dëshmuar nëna shqiptare. Ajo ka thënë se të dy personat i njihte por fëmijën ia kishin rrëmbyer nga apartamenti teksa ajo ndodhej në tualet.

“Nuk e kam dhënë. E kanë marrë vetë. Të dy janë miqtë e mi dhe ishin në shtëpinë time kur hyra për të bërë banjë. Kur dola nga banja mendova se foshnja po flinte. I akuzuari më thirri nga policia dhe më tha të shkoja në departament”, ka thënë 31-vjeçarja shqiptare në polici.

Edhe dy të ndaluarit kanë deklaruar fillimisht se fëmijën e kishin marrë për ta shitur për 50 mijë euro, por më pas kanë ndryshuar qëndrim duke deklaruar se e morën vetëm për ta shëtitur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close