Categories Lajme

Dy të shoqëruar dhe katër të proceduar në Durrës

Janë proceduar katër persona penalisht në Durrës për Fshehje e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Sipas bluve këta persona u kapën duke tregtuar pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë: Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krīmit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krīmit ekonomik, kanë ushtruar kontrolle ndaj tregtarëve që tregtojnë mallra të ndryshme pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

-A. B., 44 vjeç, E. S., 44 vjeç, D. S., 31 vjeç dhe B. B., 45 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas u konstatuan në lagjen nr. 11, Durrës, tek sheshi “Pranvera”, duke tregtuar pa licencë dhe pa dokumentacionin përkatës telefona celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin Krujë, në vijim të punës për parandalimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-A. Ç., 23 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

-J. H., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Lonxa”, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME