Lajme

Dy tornado të fuqishme godasin Wuhanin në Kinë, ka humbje jete

Një valë e ashpër e motit të keq goditi Kinën qendrore-lindore gjatë natës, duke u pasuar me dy tornado të mëdha , të cilat shkaktuan dëme shumë serioze dhe morën jetë njerëzish.

Një nga dy tornadot goditi Wuhan-in, kryeqytetin e provincës Hubei, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Furtuna e erës ka rrëzuar pemët dhe shtyllat e dritës, ka dëmtuar strukturat dhe shtëpitë e shumta.

Gati 30 shtëpi u shembën . Edhe një vinç i madh u shemb në një kantier ndërtimi. Numri i të v dekurve është të paktën 6 dhe rreth 200 të plagosur.

Një tjetër tornado, akoma më i fortë g oditi qytetin Suzhou , afër Shangait, në lindje të Wuhan.

Era lëvizi me 200 kilometra në orë (tornado e mundshme e kategorisë F2). Katër persona u v ranë dhe një është zhdukur, ndërsa 130 persona janë p lagosur.

Bilanci i përgjithshëm i valës së motit të keq është dhjetë v iktima dhe mbi 300 të p lagosur , por mund të përkeqësohet me kalimin e orëve, pasi zjarrëfikësit janë në kërkim nën rrënoja.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close