Lajme

Dy vëllezërve me motor u preu rrugën një automjet, si ndodhi rrëmbimi në autostradën Tiranë-Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku është marrë peng një person.

Bëhet me dije se në mes të rrugës një makinë e zezë i ka dalë para një motori tip “Piaggo”, Dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët po udhëtonin me motor në autostradën Tiranë-Durrës, një makinë u ka prerë rrugën.

Dosja.al shkruan se personat që ishin në makinë kanë dhunuar dy personat që ishin në motor dhe më pas kanë marrë peng Indrit Beqiraj. Personi në fjalë ka qenë i skeduar për trafikim të lëndëve narkotike në 2013.

Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë detaje për këtë ngjarje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close