Categories Lajme

Dyfish nga 2013, tani çdo shqiptar ka 4100 euro detyrime ndaj shtetit

Pjesa që çdo shqiptar ka nga totali i detyrimeve të shtetit, ka pësuar rritje të ndjeshme e me ritme të shpejta vitet e fundit. Bazuar në borxhin publik të raportuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, përfshirë edhe Eurobondin, çdo shqiptar ka rreth 4100 euro borxh. Kjo vlerë është gati dyfishuar në krahasim me 2013-n, vit në të cilin detyrimet për frymë ishin në kuotën e 2500 eurove. Kjo do të thotë që për një familje me 4 anëtarë, borxhi arrin vlerën e 16 mijë e 400 euro.

”Ndikojnë edhe faktorët demografikë, por rritja e borxhit ka vijuar pa u ndalur këtë periudhë. Në ndryshim nga vendet e rajonit ne kemi përjetuar edhe tërmetit. Por duhet të theksojmë që edhe performanca e ekonomisë nuk është aty ku duhet të ishte”, thotë studiuesi Flobenc Dilaveri. Qeveria mbylli po ashtu edhe procesin e emetimit të eurobondit. Ku u siguruan 650 milionë euro, ndërkohë që shuma e kërkuar nga qeveria ishte 500-700 milionë euro. Ky borxh është marrë për një periudhë 10-vjeçare, ndërsa interesi me të cilin është siguruar është 3,75% dhe kupon 3,5%.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME