Categories Lajme

Dyshohen për tetë vjedhje në zona të ndryshme në Tiranë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vjedhje.

Mësohet se këta dy persona janë autorë të 8 vjedhjeve në Tiranë. Të dy 31 vjeç, ata dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh në biznese në zona të ndryshme të Tiranës, ku kanë marrë shuma të mëdha parash si dhe sende me vlerë.

Po ashtu është proceduar penalisht një person i tretë, i cili ka përvetësuar sendet e vjedhura nga këta dy persona.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Cactus”. Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të ndodhura gjatë muajve janar dhe shkurt 2023.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, të dy me precedent të mëparshëm penal, njëri prej tyre për vjedhje. Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, pasi përvetësoi sendet e vjedhura. Sekuestrohen automjeti dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cactus”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, shtetasit:

– S. L., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve; – A. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh, në kohë dhe në vende të ndryshme, 8 prej të cilave janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, gjatë punës hetimore, kanë dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas, gjatë muajve janar dhe shkurt, kanë vjedhur shuma të ndryshme parash dhe sende të ndryshme, në 8 subjekte (biznese) të ndryshme, në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 41 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi ka përvetësuar sendet e vjedhura nga këta shtetas.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga autorët, gjatë kryerjes së vjedhjeve. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga dy shtetasit e arrestuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME