Lajme

Dyshohen se vodhën 2.8 milionë lekë, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi kanë grabitur një banesë. Sipas policisë, në pranga janë vendosur shtetasit Altin Margjokaj, 21 vjeç dhe Elvis Kola, 17 vjeç, banues në Zejmen.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata hynë në banesën e shtetasit M.Ll. dhe nën kërcënimin e thikës, i vodhën një shumë prej 2.8 milionë lekësh të vjetra.

Nga kontrollet e ushtruara nga policia në banesën e të riut A.M., gjeti dhe sekuestroi një shumë prej 50 mijë lekësh të reja, një maskë, orë dhe sende të tjera me vlerë që dyshohet se janë të vjedhura.

Njoftimi i policisë së Lezhës:

Vodhën nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), një shumë parash, në një banesë, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. 

Sekuestrohet një pjesë e shumës së parave që dyshohet se është vjedhur nga këta 2 shtetas. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas, për vjedhjen e një shumë parash, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), nga dy persona, në banesën e tij, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Benefit”, për identifikimin dhe vënien të pranga të autorëve të kësaj ngjarjeje.  

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasve:

A.M., 21 vjeç dhe E. K., 17 vjeç, banues në Zejmen.

Këta 2 shtetas, nën kërcënimin e një mjeti prerë (thikë), kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj.    

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll. 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close