Lajme

Dyshohet për 23 vjedhje në Itali, arrestohet në Spanjë shqiptari

Një shtetas shqiptar i kërkuar në Itali u arrestua në Spanjë si autor i dyshuar i të paktën 23 vjedhjeve të banesave në provincat e Milanos dhe Lodit.

Ngjarja u raportua nga agjencia Efe duke cituar një deklaratë të policisë.

Njoftimi për shtyp:

“Burri u ndalua në një stacion autobusi në qytetin katalanas. Vjedhjet për të cilat ai po hetohet janë kryer në fund të vitit të kaluar.

Hetuesit besojnë se i dyshuari ishte pjesë e një bande kriminale, e aftë për të grumbulluar para, bizhuteri dhe veshje luksoze.

I burgosuri është në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili do të vendosë nëse do të autorizojë ekstradimin e tij drejt Italisë.”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close