Categories Lajme

Dyshohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, reagon portugezi: Është fake news, nuk kam lidhje me ngjarjen

Ruben Saraiva, portugezi që dyshohet se ka ekzekutuar biznesmenin dhe eksponentin politik në Shëngjin, Ardian Nikulaj, është kthyer në kryefjalën e mediave shqiptare. Dy ditët e fundit në të gjitha mediat u raportuan për detaje që lidhen me portugezi, përfshirë këtu edhe fotot e tij, të publikuara gjithashtu në rrjetet sociale me të njëjtin emër.

Por, së fundmi, në Tik Tok, po qarkullojnë stause të personit që shihej teksa postonte nga Greqia dhe Portugalia. Ai ka ripostuar video nga udhëtimet me motor dhe mbi to u bën apel mediave shqiptare që të fshijnë fotot e tij, duke pretenduar kështu se nuk është i njëjti Ruben Saraiva që dyshohet për vrasjen e Nikulajt.

“U bëj thirrje mediave shqiptare të mos njollosin emrin tim. Ju lutem, çfarë po bëni, nuk e di çfarë po thurni atje. Përshëndetje nga Greqi, unë nuk jam një kriminel. Ky është një fake news, nuk kam lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shqipëri. Lajme të rreme, fotot e mia po keqpërdoren nga mediat shqiptare,”- shkruhet në postimet e tij.

Megjithatë, ajo ç’ka e bën të dyshimtë është se ky profil është hapur dje, vetëm pas publikimit të fotove të tij në mediat shqiptare që tregonin imazhe të reja të portugezit që deri një ditë më parë e identifikuan me një foto pasaporte.

Një tjetër detaj që bie në sy është edhe fakti që ka vetëm postime me shkrim dhe asnjë me video ku të riut nga Portugalia të mund t’i dëgjohet zëri apo të bëjë një sqarim më të plotë lidhur me përfshirjen ose jo të tij në këtë ngjarje.

A është profili i tij? A janë i njëjti person dhe postimet e bëra janë për të fshehur përfshirjen në krimin që tronditi Shëngjinin prag zgjedhjeve?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME