Lajme

Dyshohet se dhunoi babain e tij, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

Një 35-vjeçar nga Vlora është arrestuar për dhunë në familje. Policia thotë se shtetasi M.Zh dyshohet se ka dhunuar babain. Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. Zh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij”, njofton policia. Ndërkohë në pranga kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë, të cilët u konstatuan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

-G. M., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; -G. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close