Categories Lajme

Dyshohet se dhunonte gruan dhe djalin e mitur, arrestohet 46-vjeçari, çfarë i gjeti policia në banesë

Një 46-vjeçar me iniciale M.S. është arrestuar nga policia në Kamëz pasi dyshohet se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur një sasi kokaine të ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore elektronike.

Sipas policisë ai e ndante lëndë narkotike dhe më pas e shiste në zona të ndryshme të Kamzës. Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë , Finalizohet operacioni policor i koduar “Last package”, nga Komisariati i Policisë Nr. 5. Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur, vihet në pranga 46-vjeçari.

Gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të cilën e shiste në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last package”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: -M. S., 46 vjeç, banues në rrugën “Thethi”, Kamzë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Kamzës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME