
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vajzën e re që u gjet e pajetë te ‘Ura e Dajlanit’ në Durrës, e cila dyshohet se është vrarë me thikë. Trupi i pajetë u zbulua sot nga kalimtarët e rastit. Sipas informacioneve dyshohet se 32-vjeçarja Luljeta Preza mund të jetë vrarë nga persona që e shfrytëzonin, ndërkohë që po hetohet nëse ka pasur ndonjë sherr mes vajzave që ushtronin prostitucion në këtë zonë gjatë natës.
Ndërkohë në polici, pas kësaj ngjarjeje janë shoqëruar të paktën 17 persona, kryesisht vajza. Ka dyshime se trupi i 32-vjeçares është transportuar gjatë natës poshtë Urës së Dajlanit.
E reja që u gjet e vdekur ka qenë e skeduar më parë është shoqëruar më parë për veprën penale të prostitucionit. “Ura e Dajlanit” në Durrës është bërë një vend strehim i punonjësve të seksit.