Categories Lajme

Dyshohet se futi në kurth Mihasin, cili është roli i studentes 20-vjeçare në atentatin në Astir

Një 20-vjeçare nga Lushnja, studente e arkitekturës është thirrur nga prokuroria si pjesë e hetimit për vrasjen e Erigers Mihasit mbrëmjën e 13 tetorit në kryeqytet. Në emisionin “Opinion”, ndërsa është diskutuar pikërisht roli i vajzave të ndryshme në botën e krimit, gazetarët e pranishëm thanë se në rastin e Belës është ende i paqartë roli i saj. “Shumë të dhëna i çuan prokurorët të besonin që ishte informatore pasi atentatorët nuk qëlluan në momentin që në makinë ishte vajza. Në atentatin e Erigers Mihasit janë përdorur edhe dy automjete të tjera dhe dy motorë që janë përdorur si stafetë”, u shpreh gazetari Spartak Koka

Ndërkohë, gazetarja Etleva Delia tha se vajza nuk rezulton të ketë qenë në dijeni të ndjekjes. “Vajza në fjalë nuk rezulton që të ketë qenë e vetëdijshme. Është përdorur nga autorët si person më i lehtë për t’u ndjekur se sa vetë preja”, tha gazetarja. “Ajo është pjesë e hetimit, ka dhënë deklarime, por deri në këto momente nuk mund të flasim për një rol aktiv të saj në këtë ngjarje”, tha gazetari Armand Bajramaj./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME