Policia ka arrestuar ish-drejtorin e OSHEE në Mirditë, Altin Nikolli. Ai dyshohet se është përfshirë në një konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirdite. Ndaj Nikollit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga gjykata e Lezhës, për veprën penale “plagosje e rende me dashje”.
Nikolli dyshohet se ka goditur me sende te forta bashkëfshatarin e tij, duke e lënë të plagosur rëndë. Pas hetimeve të autoriteteve policore, ka rezultuar se ai është autori i plagosjes, ndaj është lëshuar dhe urdhër ndalimi ndaj tij.