
Sotir Çabiri i arrestuar për vënien e tritoli në hotelin në Sarandë mëngjesin e 13 shkurtit 2023, është djali i pronarit të hotelit. Gjykata e Apelit Vlorë kishte vendosur që pronësinë e hotelit ta fitonte shtetasi grek Dhimitraq Evangjeliu.
Sotir Çabiri rezulton të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë duke dalë nga hotel Bizanti, dy minuta para shpërthimit.
Në 05:50 ka dalë Sotir Çabiri duke u larguar me vrap, ndërsa në 05:52 ai ka aktivizuar shpërthimin.
Pas kryerjes së këtij krimi, e gjithë familja Çabiri kishte planifikuar të largohej në Angli, pasi, sipas policisë, ditën e dielë ata kishin prerë biletat e udhëtimit në një agjensi në Sarandë.
Hedhja në erë e hotel “Bizantit” është berë në shenjë hakmarje, pasi familja Çabiri humbi pronësinë e hotelit në gjykatë përballë shetasit grek Dhimitraq Evangjeliu. Hoteli ka kaluar në favor të Evangjeliut ndërsa toka ku është ndërtuar hoteli i përket familjes Çabiri.
Në shenjë hakmarje djali i familjes,Sotir Çabiri ka vendosur tritolin mëngjesin e djeshem duke rrëzuar totalisht objektin dhe njëherësh shembur banesa dhe pallate të tjera për rreth.
Pas mbledhjes së provave prokuroria e Sarandës ka nxjerë urdhër-ndalimin për Sotir Çabirin, dhe pritet që brenda kësaj jave ai të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në burg.
Sipas Ora News, sasia e tritolit ishte vendosur në 5 vatra, pasi nga vlerësimet që janë bërë ekspertët e RENEA, ata konstatuan 5 gropa të krijuara nga shpërthimi. Gropat janë krijuar në 5 kolonat kryesore të objektit, ku pas shpërthimit i gjithë objekti është rrëzuar.

Sotir Çabiri ka dhënë dëshminë dje në polici, duke treguar se ka qënë në ambjentet e hotelit në orën 05:50 pasi kishte harruar një valixhe me rroba. Ai ka rrëfyer se pasi ka marrë rrobat është larguar në orët e mëngjesit, pasi ditën e hënë kishin planifikuar të udhëtonin drejt Anglisë, për shkak të blerjes së biletave ditën e dielë. Në pyetje është marrë dhe Spiro Çabiri, i cili ka deklaruar se kishte humbur pronësinë e hotelit, por ai është zotërues i tokës që ndodhet buzë bregut të detit.