Lajme

Dyshohet se kërcënoi një person, arrestohet në Dibër 28-vjeçari

Shtetasi me iniciale L.L., banues në Dibër është vënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim.

28 vjeçari dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Keqpërdorim i thirrjeve telefonike”, “Përndjekje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi në kohë të ndryshme ka përndjekur dhe kanosur për jetën personin me inicialet H.M. Gjithashtu ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndalur.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për përndjekje dhe kërcënim.

Nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, u bë u mundur kapja e shtetasit në kërkim Leonard Lici, 28 vjeç, banues në Bulqizë, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Keqpërdorim i thirrjeve telefonike”, “Përndjekje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim pasi në kohë të ndryshme ka përndjekur dhe kanosur për jetën shtetasin H.M.

Gjithashtu ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndalur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close