Categories Lajme

Dyshohet se kultivonin kanabis në tokën e tyre, arrestohen babë e bir në Elbasan! Në pranga edhe kryeplaku i fshatit

Dy persona, babë e bir u arrestuan nga policia për kultivim dhe posedim të kanabisit.

Sipas bluve të Elbasanit, shtetasit S. B., dhe Z. B., kishin kultivuar kanabis në një sipërfaqe toke në fshatin Gracen.

Gjithashtu efektivët gjetën dhe sekuestruan në banesën e këtyre shtetasve, disa thasë me një sasi prej 58 kilogramësh kanabisi.

Njëkohësisht, u arrestuan në flagrancë, edhe administratori i Njësisë Administrative Gracen, 58-vjeçari F.S. dhe kryeplakun e fshatit, shtetasin R.B. 62 vjeç.

Nën hetim janë vendosur dhe tre persona të tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bodin”, i zhvilluar me metoda hetimore proaktive.

Kultivonin bimë narkotike në tokën e tyre, në fshatin Bobin, dhe më pas i përpunonin ato, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).

Në pranga gjithashtu, administratori i Njësisë Administrative Gracen, si dhe kryeplaku i fshatit Bodin, në Njësinë Administrative Gracen, Elbasan.

Në kuadër të këtij operacioni, në hetim edhe 3 shtetas të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH dhe ata të DVP Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore të realizuar me metoda proaktive, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “Bodin”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Bodin, dhe Z. B., 27 vjeç, banues në Sarandë (babë e bir).

Nga kontrolli i ushtruar në tokën e këtyre shtetasve, në fshatin Bodin, Gracen, Elbasan, janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 bimë të prera, të dyshuara narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 7 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 58 kilogramë.

Njëkohësisht, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit:

– F. S., 58 vjeç , banues në Elbasan, administratori i Njësisë Administrative Gracen, Elbasan;

– R. B., 62 vjeç, kryeplaku i fshatit Bodin, Gracen, Elbasan.

Po në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME