Lajme

Dyshohet se përdhunoi të renë me probleme mendore, Gjykata jep vendimin për kryeplakun (Del ekspertiza)

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 29 vjeçarin Ervis Rrapo, kryeplakun e fshatit Rehovë të Korçës, i cili u arrestua pas denoncimit për marrëdhënie seksuale me një 23 vjeçareje nga i njëjti fshat.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzën e kryerjes së marrëdhenieve seksuale me 23 vjeçaren me probleme të shëndetit mendor.

Para gjykatës i riu nuk ka pranuar akuzat, ndërsa prokuroria ka paraqitur prova dhe fakte të cilat implikojnë Rrapon në këtë ngjarje. Nga hetimet e deri tanishme të prokurorisë, ekspertizës mjeko ligjore, dëshmitë dhe rrethanat e tjera, akuza e ngritur ndaj Rrapos rezulton e provuar.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close