Lajme

Dyshohet se plagosi me pistoletë një 39-vjeçar, arrestohet autori i dyshuar në Mat

Policia ka zbardhur ngjarjen në Mat, ku një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Shtetasi me iniciale B. K., dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin me iniciale A. D., dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi B.K., 38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi B.K., ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A.D, 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close