Lajme

Dyshohet se plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj, del para gjykatës 33-vjeçarja në Fier

Arinarda Asllani, 33-vjeçarja e cila dyshohet se plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj, do të dalë sot para gjykatës së Fierit, për t’iu komunikuar masa e sigurisë. Ngjarja ndodhi më 8 mars në banesën e tyre në lagjen “Liri”.

33-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, 33 vjeç Arjan Jorgati.

Mësohet se Jorgati ka shkuar ne gjendje te dehur në banesën ku bashkëjetonte me 33-vjeçaren dhe tre fëmijët e saj.

Pas debatit dhe sherrit situata ka agravuar duke çuar ne konflikt fizik mes tyre dhe me pas gruaja e ka goditur me mjete prerëse në dorë. Gjate kohës kur ka ndodhur ngjarja fëmijët e mitur të autores së dyshuar kanë qenë në gjumë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close