Lajme

Dyshohet se po përgatisnin një atentat, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në Palataki, Haidari të Athinës, ndërkohë që dyshohet se po përgatisnin një atentat.

Fillimisht ata janë ndaluar pasi në mjetin ku udhëtonin u gjet një thikë. Me pas mjeti u shoqëruar në Komisariatin e Haidarit, ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën të fshehura në bagazh dy armë zjarri kallashnikov.

Po ashtu raportohet se në një vend të improvizuar enkas pas kasetofonit të mjetit u gjetën dy krehëra me fishekë. Rezulton se dy të arrestuarit ishin liruar së fundmi nga burgu dhe ishin me “detyrim paraqitje”, njëri i dënuar për vepra të rënda penale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close