Lajme

Dyshohet se po transportonte 11 emigrantë me furgon, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se transportonte emigrantë të paligjshëm.

Mësohet se i shtetasi me iniciale Gj.Sh., është kapur me 11 emigrantë në fugon të cilët do t’i transportonte në kufi kundrejt një shume monetare.

46-vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Eleven”.U kap në flagrancë teksa transportonte 11 emigrantë, me furgon, për të kaluar ilegalisht  kufirin, arrestohet 46-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Eleven”.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, banues në Shkodër.

46-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonte kundrejt fitimit, me një automjet furgon, 11 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close