Categories Lajme

Dyshohet se premtonte se do t’i punësonte si futbollistë dhe i kalonte drejt BE-së, arrestohet 30-vjeçari

Një ri ri është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ftonte të rinjtë në Shqipëri me premtimin se do ti punësonte si futbollistë në Shqipëri, por më pas i ndihmonte ata, kundrejt pagesës, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E. G., në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar, siguronte ftesa fiktive për shtetas të huaj, kryesisht nga Bregu i Fildishtë, për të ardhur në Shqipëri, me pretendimin për qëllime punësimi.

Pasi shtetasit e huaj vinin në Shqipëri, 30-vjeçari i ndihmonte ata, kundrejt fitimit, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së”, sqaron policia.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Rinas, operacioni policor i koduar “Kontrata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ftonte shtetas të huaj, në Shqipëri, me pretendimin për t’i punësuar si futbollistë dhe më pas i ndihmonte ata, kundrejt pagesës, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së, vihet në pranga 30-vjeçari.

Procedohen penalisht 9 shtetas të huaj që kishin ardhur në Shqipëri, me qëllim për të kaluar drejt vendeve të BE-së, me ndihmën e 30-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve me vendet e BE-së, nëpërmjet tranzitimit në territorin shqiptar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontrata”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi E. G., në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar, siguronte ftesa fiktive për shtetas të huaj, kryesisht nga Bregu i Fildishtë, për të ardhur në Shqipëri, me pretendimin për qëllime punësimi. Pasi shtetasit e huaj vinin në Shqipëri, 30-vjeçari i ndihmonte ata, kundrejt fitimit, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 9 shtetasit e huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME