Lajme

Dyshohet se ra me makinë nga Ura e Mbrostarit, nisin kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit

Në Urën e Mbrostarit në Fier kanë nisur kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit Meteo Lika.

Një grup polumbarësh po kërkon në pjesë të tjera të rrjedhës të lumit Seman, ndërsa kanë nisur kërkimet edhe me magnet.

Sjellim në vëmendje se mëngjesin e ditës së djeshme në Urën e Mbrostarit u konstatuan të thyer parmakët anësorë të të njërit krah ure.

Më pas, uniformat blu kanë bërë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur targa e një makine të marrë me qira nga 26-vjeçari Mateo Lika.

Policia njoftoi dje se ishte munduar që të bisedonte në telefon me të riun, por numri ka rezultuar i fikur.

Ndërkohë, familjarët e 26-vjeçarit kanë denoncuar në polici zhdukjen e tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close