Categories Lajme

Dyshohet se shkoi për të vjedhur shtëpinë e një gruaje në Vlorë, 26-vjeçari hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar policisë

Një 26-vjeçar që tentoi të vishet banesën e një gruaja në Tiranë ka rënë në prangat e policisë. Ka qenë pronarja e shtëpisë ajo që e ka gjetur të riun në shtëpinë e saj duke i vjedhur telefonin. Menjëherë ajo telefonoi policinë, e cila arriti në vendngjarje për të arrestuar autorin.

I riu ka tentuar të largohet pasi është pikasur nga pronarja.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 26-vjeçari është hedhur nga ballkoni i banesës (për pasojë ka marrë dëmtime në trup), por nuk ka mundur të largohet pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, pas telefonatës për këtë rast.

Njoftimi i policisë: Vodhi në banesën e një shtetaseje dhe tentoi të shmangte shërbimet e Policisë që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

26-vjeçari i arrestuar, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe i dyshuar si autor i një vjedhjeje tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një telefonate në sallën operative të DVP Vlorë se në një banesë në lagjen “1 Maji” , një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në një banesë dhe po tentonte të largohej pasi pikasur nga pronarja e baneses, organizuan menjëherë punën për kapjen e tij. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-G. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë.

Ky shtetas, gjatë orëve të mëngjesit të ditës së djeshme, dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe pasi ka vjedhur një aparat celular, ka tentuar të largohet pasi është pikasur prej saj. Gjatë tentativës për t’u larguar, 26-vjeçari është hedhur nga ballkoni i banesës (për pasojë ka marrë dëmtime në trup), por nuk ka mundur të largohet pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, pas telefonatës për këtë rast.

Nga hetimet dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi G. Ç. është autori i vjedhjes së një tjetër aparati celular, në lagjen “1 Maji”, më datë 02.08.2022. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME