Lajme

Dyshohet se tentoi të vrasë një person pas sherrit për pronën, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Një 46-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person për shkak të konfliktit për pronën.

Sherri mes tyre ka ndodhur në muajin shtator. Policia bën me diije se 46-vjeçarit i janë gjetur në banesë municion luftarak, një silenciator të modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu.

Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohen arma e zjarrit (pushkë), municion luftarak, një silenciator i modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu, që i posedonte 46-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arbana”.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit: G. Xh., 46 vjeç, banues në Vaqarr, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, në muajin shtator. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, kanë gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një silenciator të modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close