Categories Lajme

Dyshohet se tentuan të zhvasnin 40 mijë euro nga një biznes privat, arrestohen tre të rinjtë në Tiranë

Tre të rinj, të cilët dyshohet se prezantoheshin si zyrtare shteti janë arrestuar nga policia, pasi tentonin të mashtronin subjekte private me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave.

Në kuadër të operacionit të koduar “Tentativa” në pranga u vunë shtetasit E. A.,  21 vjeç, A. B., 18 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë, të cilët akuzohen për veprën penal të mashtrimit.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 89 400 euro dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar.

Njoftimi i policisë

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Forcat Operacionale të DVP Tiranë.

Tentuan të përfitonin nëpërmjet mashtrimit, një shumë të madhe parash, nga një subjekt privat, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 89 400 euro dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar.

Operacioni “Tentativa”, në vijim të 2 operacioneve të zhvilluara më parë nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Forcat Operacionale të DVP Tiranë, falë rritjes së besimit të qytetarëve, për të denoncuar pranë strukturave policore, raste të veprimtarisë kriminale me qëllim përfitimin e vlerave monetare, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Tentativa”, për identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të disa shtetasve që vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët kishin tentuar të mashtronin një subjekt privat, për të përfituar shumën 40 000 euro.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Tentativa”, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë kapja dhe ndalimi, për veprat penale “Mashtrimi”, mbetur në tentativë dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, i shtetasve E. A., 21 vjeç, A. B., 18 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi F. Gj., 39 vjeç, i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Subjekti”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në datën 10 janar të këtij viti, është bashkëpunëtor me 3 shtetasit e  lartpërmendur, të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit “Tentativa”. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një subjekt privat, për të përfituar shumën 40 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe duke përdorur emra të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 89 400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME