Categories Lajme

Dyshohet se u mbyt në lumin Drin tetë ditë më parë, ende asnjë gjurmë nga 43 vjeçari

Tofik Xhika rezulton i zhdukur prej tetë ditësh. Edhe pse kërkimet për gjetjen e tij nuk kanë ndaluar, ende nuk ka asnjë rezultat. 43-vjeçari dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Drin. Xhika kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin dhe nuk është kthyer më.

Për tetë ditë me rradhë kanë kërkuar familjarët, banorët e zonës dhe forcat e policisë por pa rezultat. Për dy ditë me rradhë kërkuan edhe paolumbarët e RENEAS, por për shkak të prurjeve të shumta të lumit Drin dhe ujit të turbullt ata u tërhoqën, duke lënë të kërkojnë vetëm familjarët.

Mësohet se familjarët kanë marrë privatisht dy polumbarë për të kryer kërkime. Ata kërkojnë sërish ndihmën e shtetit, për të kërkuar trupin e 43 vjeçarit, i cili mbetet mister.

Tofik Xhika humbi kontaktet me familjen e tij më 27 dhjetor. Kanë qenë banorët e fshatit Fushë-Alie që kanë kërkuar fillimisht ndihën e policisë pas denoncimit se 47-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen.

Ai është parë për herë të fundit në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, aty ku dyshohet se ishte duke peshkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME