Categories Lajme

Dyshohet se vidhnin makina, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Dy të rinj përfunduan në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohen për vjedhje makinash.

Hetimet nisën pas denoncimit të një qytetari banues në rrugën “Petraq Leka” në kryeqyteti, i cili deklaronte në polici se persona të panjohur i kishin vjedhur automjetit të parkuar në rrugë.

Nga ky moment, agjentët e krimeve u vunë në lëvizje dhe pas hetimeve disa ditore, kanë bërë të mundur identifikim dhe arrestimin e autorëve.

Grabitësit e dyshuar banues në Tiranë, pasi kanë grabitur automjetin e denoncuesit, e kanë dërguar atë në qytetin e Durrësit, ku i kanë hequr targat dhe më pas i kanë fshirë numrin e shasisë me qëllim për ta shitur atë, por janë zbuluar nga forcat e rendit dhe më pas janë arrestuar.

“Vodhën një automjet dhe më pas e modifikuan, me qëllim për ta shitur, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve ndaj pronës, pas kallëzimit nga shtetasi F. A., se persona të paidentifikuar i kishin vjedhur automjetin të cilin e kishte parkuar në rrugën ‘Petraq Leka’, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Pas një pune hetimore disaditore, në bazë të provave të siguruara, u bë identifikimi dhe ndalimi i shtetasve: A. R., 23 vjeç dhe H. N., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur mjetin tip ‘Audi’, në pronësi të shtetasit F. A. Më pas e kanë dërguar automjetin në qytetin e Durrësit, i kanë hequr targat dhe kanë fshirë numrin e shasisë, me qëllim për ta shitur”, sqaroi Policia e Tiranës.

Në të njëjtën kohë, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME