Lajme

Dyshohet si autor i disa vjedhjeve, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Një 38-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje në Durrës.

Autori me iniciale G. Ll. u kap duke vjedhur, në një automjet. Ai i kishte thyer xhamin mjetit për t’i marrë mjetet personale.

Gjithashtu pas hetimeve të kryera rezultoi se ai është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera të sendeve personale.

Këto grabitje ishin kryer në automjetet e personave të ndryshëm dhe i vjedhjes së një biçiklete, gjatë periudhës janar-shkurt 2023.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close