Categories Lajme

Dyshonte se e spiunoi për drogën, si nisi sherri mes shqiptarëve në Athinë, do takoheshin për t’u sqaruar. Një femër, shofere e “Mercedes”-it nga u hap zjarr

Athina është shndërruar në një arenë përplasjesh me armë mbrëmjen e kaluar, teksa bilanci është i rëndë. Tre shqiptarë u vranë, 3 persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre 2 policë.

Sipas informacioneve të protothema.gr, sherri ka ndodhur mes dy familjeve shqiptare të cilat dyshohet se merreshin me shpërndarje droge. Dy viktimat Jani T. dhe Gëzim A., ishin arrestuar në maj për trafik narkotikësh. Njëri prej tyre dyshonte se kishte qenë tjetri që e kishte spiunuar.

Gjithçka nisi mëngjesin e së shtunës, kur anëtarët e dy familjeve u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre personale..

Megjithatë, atmosfera nuk vonoi të përkeqësohej dhe shumë shpejt ata u përplasën me armë.

Pak pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou , në Kato Patisia, një “Mercedes” me një drejtuese femër dhe dy pasagjerë të tjerë është afruar dhe ka qëlluar një drejtues motori të ri, duke e plagosur rëndë.
Motoçikleta ndiqej nga babai i viktimës, në një makinë tip “Audi”, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë.

Babai, gjithmonë sipas burimeve të ELAS-it, ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit dhe e ka plagosur për vdekje.
Pasagjeri i Audi-t, i cili tentoi të vraponte për t’u mbrojtur, u godit dhe u plagos nga një makinë që kalonte.

Në të njëjtën kohë, pasagjeri i “Mercedes”-it i cili më parë kishte hapur zjarr është larguar nga makina. Menjëherë pas kësaj ai ka ndaluar një shofer që kalonte dhe i ka marrë me armë mjetin, një “Yaris” i zi dhe iku drejt Agioi Anargyros.
Policia greke u vu menjëherë në lëvizje për gjetjen e shqiptarit të arratisur nga Patisia. Ai e lokalizoi atë në 124 Avenue, në Agioi Anargyrou, ku dyshohet se kishte për qëllim të kryente një grabitje në një lokal.

I dyshuari ka tentuar të ikë në këmbë. Makina e patrullës e ka ndjekur. Më pas, burri ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë, duke plagosur njërin në këmbë, ndërsa i dyti ka marrë një plumb lart në shpatull. Policia iu përgjigj zjarrit, duke plagosur për vdekje autorin e armatosur. Ndërkohë është arrestuar edhe drejtuesja femër e “Mercedes”-it.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME