Categories Lajme

“E bëmë për qejf”/ Flasin shokët që përdhunuan 15-vjeçarin shqiptar në Greqi

Rasti i rëndë 15-vjeçarit, që u përdhunua nga shokët e tij të klasës në një lagje të Athinës ka marrë një vëmendje të madhe në Greqi dhe mediat po mundohen të zbulojnë gjithë dinamikën e aktit të rëndë, që ka ndodhur për një muaj rresht, nga fillimi i nëntorit deri në fillim të këtij muaji.

Raportohet se një prej gjashtë të arrestuarve është shqiptar, ndërkohë që pesë të tjerët janë grekë. Një tjetër detaj tronditës është se djali i dhunuar është gjithashtu me origjinë shqiptare. Autorët e moshës 15-16 vjeç ishin shokë në shkollë, por kalonin kohë bashkë edhe në lagje.

Mësohet se gjashtë autorët kanë dhunuar me sende të ndryshme shokun e klasës në një shtëpi të braktisur në lagjen ku të gjithë ata jetonin. Nga informacionet e para raportohet se akti i rëndë është kryer katër herë brenda rreth një muaji.

Ndërkohë, skandaloze është përgjigja e të rinjve ndaj pyetjeve të policisë në momentin e arrestimit. “E kemi bërë për qejf. S’ishte ndonjë gjë e madhe. E pamë në filma dhe dukej bukur”, mësohet të jenë shprehur ata, duke ngritur akoma më shumë alarmin.

Gjithashtu, 15-vjeçari, që mbeti viktimë e abuzimit seksual nga shokët ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë. “Më goditën me pranga në fytyrë dhe trup, më pas më rrahën dhe disa prej tyre më prekën me gishta.

Në atë moment ma mbuluan fytyrën me jastëk që të mos bërtisja dhe të mos dëgjohesha, ndërsa u thashë të ndalonin. Pastaj morën një fshesë, më rrëzuan pantallonat dhe…. Pasi mbaruan, qëndrova pak me ta derisa u qetësova dhe më pas u largova. Në ditët në vijim në shkollë, P. D. më thirri …”, tha 15-vjeçari.

Ka qenë vetë 15-vjeçari që ka marrë kurajën t’i tregojë prindërve abuzimin që i kanë bërë shokët e tij dhe faktin se ata posedojnë video dhe ia dërgojnë nxënësve të tjerë të njohur. Më pas prindërit kanë bërë menjëherë denoncimin dhe policia ka marrë masat e nevojshme. Policia i ka sekuestruar autorëve celularët, hashash, peshore dhe sende të tjera, që lidhen me rastin e rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË GREKE – Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës arrestoi gjashtë (6) të mitur në orët e para të ditës së djeshme, të mërkurën, 21 dhjetor 2022, për përdhunim të një të mituri.

Në kurriz të tyre, si dhe në kurriz të dy të miturve të tjerë, të dhënat e të cilëve janë identifikuar, është bërë dosje, sipas rastit, për një bandë që ka dhunuar, si bashkëpunëtor dhe aksesor, pornografi të të miturve si dhe për shkeljen e ligjeve për drogën dhe armët.

Ata akuzohen se i kanë kryer këto vepra të paktën nga fillimi i nëntorit 2022 deri në fillim të dhjetorit 2022, në kurriz të një të mituri.

Në kontrollet e kryera në banesat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar celularë, peshore precize, një pako najloni me 5.12 gramë kanabis, një rende metalike me mbetje kanabisi dhe sende të tjera që lidhen me rastin. Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente, ndërsa hetimet për identifikimin e anëtarëve të tjerë të bandës vazhdojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME