Lajme

E bukur si yll,Kjo është 23 vjeçarja që humbi jetën në Levan-Vlorë

Një 23-vjeçare e identifikuar si Anxhela Çapo, ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, pranë vendit të quajtur “Kripa”. VloraNews ka mundur të sigurojë foton e 23-vjeçares Anxhela Çapo e cila ndërroi jetë tragjikisht mbrëmje e sotme.

Mjeti tip “Hyndai” me targa AA163XO me të cilin udhëtonin Anxhela Çapo dhe Silvana Muho është përplasur fillimisht me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal. Përplasja ka qenë fatale për 23-vjeçaren që drejtonte mjetin, Anxhela Çapo e cila ka humbur jetën në vend. Shoqja e saj është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close