Categories Lajme

E dashura e merr në qafë me postimin, si u kap nga policia i shumëkërkuari (Foto)

Një postim i së dashurës duket se ka dekonspiruar gjithçka. 29 vjeçari Leotrim Latifi, i konsideruar prej vitesh si një prej personave më të rrezikshëm në Kosovë, i njohur për përfshirje në një mori grabitjesh të armatosura në Kosovë është arrestuar sot si i dyshuari kryesor për g rabitjen e a rmatosur në një argjendari në Prizren ku mbetën të plagosur babë e bir, pronarë të këtij biznesi.

Burime të Reporterit kanë treguar se 29 vjeçari u kap nga një ‘story’ të postuar në rrjetin social Instagram nga e dashura e tij, emër i njohur për redaksinë.

E dashura e Leotrimit ka postuar një story në Instagram nga një villë në Batallavë në të cilën shihej edhe vetura e të dyshuarit. Kjo u bë shkak që forcat e Policisë ta kapin pikërisht deri sa ndodhej në vilë me të dashurën, një prej grabitësve më të rrezikshëm në Kosovë. Reporteri ka siguruar edhe fotografinë e publikuar si ‘story’ në Instagram, që u bë shkas i kapjes së të dyshuarit.

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për kapjen e Latifi u krye në ora 6 të mëngjesit të ditës së sotme. Pos tij Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin tjetër, Ibrahim Qadraku dhe një person të tretë i cili nuk është identifikuar ende.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME