Categories Lajme

E diela e palmave, Papa: Djalli po përfiton nga pandemia

Djalli po përfiton nga pandemia, tha Papa Françesku gjatë meshës së zhvilluar me rastin e të Dielës së Palmave, në Bazilikën e boshatisur të Shën Pjetrit, për shkak të kufizimeve ndaj koronavirusit.

Në kohë normale, e Diela e Palmave, e cila shënon nisjen e javës së Madhe të Pashkëve, do të mblidhte dhjetëra mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit, me degë ulliri në duar në një ceremoni në ambjent të hapur.

Por për të dytin vit radhazi, për shkak të pandemisë, ceremonia duket krejt ndryshe. Vetëm 120 besimtarë u lejuan në meshë, duke iu bashkuar Papës dhe rreth 30 kardinalëve në një zonë dytësore të Bazilikës madhështore.

“Po nisim Javën e Shenjtë për të dytën herë gjatë një pandemie. Vitin e kaluar ishim të shokuar. Këtë vit jemi edhe më shumë nën presion dhe kriza ekonomike është rënduar. Djalli po përfiton nga kriza për të mbjellur mosbesim, dëshpërim dhe mosmarrëveshje.”, tha Ati i Shenjtë.

Italia është në mesin e një izolimi të ri kombëtar që pritet të përfundojë pas Pashkëve. Të mërkurën Papa udhëroi kardinalët dhe klerikë të tjerë të pranojnë reduktim të pagave për të shpëtuar vendin e punonjësve të tjerë. E Diela e Palamave, apo e Dafinave siç cilësohet nga besimtarët Orthodoksë, përkujton ditën kur Jezu Krishti u mirëprit në Jeruzalem, vetëm për tu kryqëzuar 5 ditë më vonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME