Categories Lajme

E dielë “e zezë”/ 11 të plagosur dhe 3 humbje jete nga aksidentet sot

3 të vdekur dhe 11 të plagosur është ky bilanci i aksidenteve rrugore këtë të dielë. Brenda pak orësh, janë regjistruar disa aksidente në rrugët e Shqipërisë.

Rreth orës 14:00 në Durrës një i moshuar u përplas nga një mjet, drejtuesi i të cilit ishte i dehur. Vetëm pak minuta më vonë një tjetër aksident u shënua në aksin Qafë Thanë-Librazhd ku mjeti minibus me drejtues shtetasin është përplasur një furgon drejtuesi i të cilit humbi jetën. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin minibus.

Disa orë më vonë një tjetër aksident shënohet në Durrës. Policia bëri me dije se në aksin rrugor Shijak-Hardhishte është përplasur mjeti tip “Audi” me mjetin tip “Golf”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip “Glof”.

Por nuk mbaron këtu. Në Krujë një makinë tip “Benz” përplasi për vdekje një këmbësor i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje ndërsa drejtuesi i mjetit u largua.

Nga aksidentet nuk u përjashtua edhe kryeqyteti ku në “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist 25 vjeç.

Ndërkohë në autostradën Rrogozhinë-Durrës një makinë tip “BMW” ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër makinë tip “Benz”. Për pasojë ka mbetur i lënduar shoferi i “BMW” të cilin e shoqëruan në spitalin e Kavajes me ambulancë.

Ndërsa vetëm pak minuta më parë në aksin Gjirokastër-Tepelenë automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. I., 33 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME