Lajme

E fajësonte se e ndau nga gruaja/ Motivi pse i riu shqiptar vrau nënën e tij me thikë

Urim Hyseni dyshohet se nisi një konflikt me të ëmën për shkaqe familjare. Mësohet se i riu akuzonte nënë e tij, Hyrije Hyseni se ishte shkaktare që ai ishte ndarë nga bashkëshortja.

Burime nga familja konfirmojnë se i riu ishte i martuar me një grua nga Komuna e Gjakovës.

Hyrije Hyseni ishte nënë e dy fëmijëve, ajo kishte dhe një vajzë më të vogël, e cila është infermiere në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Ngjarja tronditëse ndodhi në lagjen Kapeshnicë rreth orës 16:00. Në rrethana ende të paqarta, i riu i ka marrë jetën nënës së tij duke i prerë kokën me thikë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close