Një automjet është djegur paraditen e sotme në Vlorë. Policia ka bërë me dije se makina në pronësi të E.B. ka qenë i parkuar në lagjen “Osman Haxhiu”, në momentin kur është përfshirë nga flakët.
Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”, në pronësi të shtetasit E. B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.