
Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në Skrapar, në anën e lumit Guahak, nga shërbimet e patrullës është konstatuar një person i mbytur.
Nga verifikimet e para rezulton se shtetasi Mentor Xhafellari 44 vjeç, banues në Sharovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur.
Grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Burime bëjnë me dije se ka pasur dhe një vonesë në mbërritjen e ambulancës dhe të policisë përreth 1 orë.